Më në fund, qytetarëve shqiptarë nuk do u duhet tu nënshtrohen kontrolleve në aeroportet transit gjatë udhëtimeve të tyre. Kjo falë arritjes së marrëveshjes për “One Stop Security”.
Për shkak të vonesave gjatë kontrolleve të sigurisë në këto aeroporte, udhëtarët shqiptarë janë përballur edhe me humbje të fluturimit në jo pak raste.
Pavarësisht se realizimi i plotë i këtij projekti kërkon kohë, Autoriteti i Aviacionit Civil shprehet optimist për suksesin që do të arrihet. Falë lobimit nga pala shqiptare, marrëveshja u arrit pavarësisht buxhetit financiar të pamjaftueshëm të Shqipërisë.
Kreu i Aviacionit Civil, Flamur Çelaj, e cilëso këtë një sfidë të madhe dhe me interes publik.