13:32 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

‘Onkologjiku’/ Rama i ashpër Mjekët: Investimet dhe rritja e pagave janë bërë me paratë e pacientëve, jeni shërbëtorë të tyre

10:31 | 01/07/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Histori e tmerrshme ajo me kobaltin”, Rama kujton rastin e “Tixhes”: E mirëkuptueshme thirrja për pushkatim….

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me bluzat e bardha pas skandalit të Onkologjikut. Në takimin me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se sot kanë kushte më të mira pune e rritja pagash, të cilat janë realizuar falë taksave që paguajnë ata pacientë që marrin shërbimin.

Kreu i qeverisë tha se pacientët duhen trajtuar si familjarë kur mbërrijnë në QSUT dhe zënë shtratin nga halli.

“Nuk janë bërë me paratë tuaja, as të miat, por me paratë e atyre që vijnë këtu për ndihmë tuaj dhe me paratë e atyre që i sjellin familjarë e tyre në dorën tuaj. Ata që vijnë këtu për të vizituar e shtruar e kanë bërë të tyren për ju. Pa ata do ishit akoma te ai pazari që përmenda më lart dhe që ju e keni jetuar me vite të tëra të poshtëruar në çdo lloj merite profesionale dhe e keni mbajtur këtë spital me frymën e trashëguar nga Besim Elezi. Sot është ndryshe. Pacientët dhe njerëzit e tyre bashkë me shqiptarët që paguajnë taksat kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje dhe nesër të jenë më mirë se sot. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah të madh edhe kur s’ka durimin të sillet si shërbëtor i atyre që zënë krevatin e kësaj qendre nga halli. Kur ata hyjnë këtu janë familjarët e tyre dhe ju jeni shërbëtore kush shfaqet si ata torturuesit nuk meriton vetëm ndëshkimin e drejtësisë, por meriton ndëshkimin pa mëshirë të zotit lart. Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe që përkushtimi dhe profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte, që është legjitime, e një populli të tërë. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjitetit të secilit dhe bluzës së bardhë”, tha Rama.

Etiketa: Onkologjikuqsutrama
Pas

“Histori e tmerrshme ajo me kobaltin”, Rama kujton rastin e “Tixhes”: E mirëkuptueshme thirrja për pushkatim….

Para

“Festival, recital”, mediat në Spanjë të mrekulluara pas përfaqësueses: Gjermania ka një problem

Para
“Festival, recital”, mediat në Spanjë të mrekulluara pas përfaqësueses: Gjermania ka një problem

“Festival, recital”, mediat në Spanjë të mrekulluara pas përfaqësueses: Gjermania ka një problem

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.