19:29 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, kandidate për SPAK

16:14 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në krye të hetimit për pallatet e shembura në Durrës, KPK merr vendimin për prokuroren

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, njëkohësisht kandidate për SPAK, Anita Jella.

Në datën 10.12.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Ndërkohë sot, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Njoftim për shtyp

Në datën 10.12.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Vendimi nr. 221, datë 10.12.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të znj. Anita Jella, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 10.2.2020.

Sot, më datë 12.2.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

 

Etiketa: anita jellaanita jella onm
Pas

Tregtonte drogë rrugëve të Tiranës, kapet në flagrancë 22-vjeçari

Para

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i shquar

Para
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i FSHF-së

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i shquar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.