Mbërrin në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Vizion Plus ka mësuar se njerëzit që do të asistojnë procesin e vettingut: Drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe 3 anëtarë të këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria në mbrëmje arrijnë në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë firmosur tashmë marrëveshjen mbi bazën e të cilës do të ndërtohet puna e ndërkombëtarëve për procesin e vettingut. Mësohet se do të ketë edhe një bord për vendimmarrjen, pjesë e te cilit do jenë edhe drejtoresha e zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori amerikan Donald Lu e ambasadorja e BE Romana Vlahutin.
Burime bëjnë të ditur se 3 anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbërrijnë sot në Tiranë, do të qëndrojnë vetëm deri në përfundim të skanimit të kandidatëve për institucionet e vettingut.
Kur të ngrihet komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit këta eksperte do të largohen e do të vije grupi tjetër i vëzhguesve ndërkombëtare, te cilët do të qëndrojnë përgjatë gjithë kohës që do të zgjasë vettingu.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis të premten me vlerësimin e kandidatëve për institucionet që do të bëjnë vettingun./Vizion Plus
Discussion about this post