05:03 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ooo kanë vdekur dy djem të rinj”, aktivisti “kryqëzon” Ramën e Veliajn: Dikush do mbajë përgjegjësi…

16:08 | 17/08/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ooo kanë vdekur dy djem të rinj”, aktivisti “kryqëzon” Ramën e Veliajn: Dikush do mbajë përgjegjësi…

Megjithëse dy punëtore humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë nga skela, teksa po punonin për rikonstruksionin e një fasade pallati në kryeqytet, jashtë çdo kushti teknik, nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe as nga kryeministri Edi Rama.

Kjo ka nxitur reagimin e aktivisti të njohur Pano Soko, i cili në një shkrim në rrjetet sociale, ironizon me deklaratat e shtypit që nxirren nga zyra e kryebashkiakut dhe kryeministrit.

Më tej ai vë theksin tek dy jetët e humbura dhe shtron pyetjen: “Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend???
Ooo..”

Postimi i plotë

Bashkia Tiranë përuroi sot rrugën Bla-bla. Plot 48 metra afalt që do të lidhin një cep pallati me cepin tjetër. Ka dhe 3 poça dhe 4 pemë. Mori pjesë Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës, i cili mbajti fjalimin “Gjithë vëmendjen për ju..”

– Jo. Në fakt dje dy djem të rinj vdiqën, sepse askush nga Bashkia nuk e rruan për sigurimin teknik, në projektet e saj për fasadat. Ndonjë llaf..?

“Kryeministri publikoi një deklaratë ku thumboi Presidentin…e tërci e vërci.”

– Po ndonjë fjalë për ata të dy se ishin djem nënash dhe ata…apo s’..?

“U prezantua në photoshop projekti për rrugën… ”
“Së shpejti do fillojnë punimet në aksin.. ”
“17 milionë turistë pritet të vizitojnë Shqipërinë”
“U lye korridori i spitalit të Beratit.. me ngjyrë rozë”.
“Vazhdojnë mbjelljet e pemëve në pyllin orbital.. ”
“Tirana u shpall kryeqyteti më i gjelbëruar në Rrugën e Qumështit..”

– Ooo kanë vdekur dy djem të rinj.
Ooo vdiqën dy njerëz, sepse është kthyer Shqipëria në një treg skllevërish, ku vdekjet i duhen vetëm Ministrisë për statistikë.

“Mirëseerdhët në Liberìnë e mesit të Europës. Ju lutemi vizitorëve mos i ngacmoni skllevërit kur janë në habitatin e tyre natyral.
Ndalohet hedhja e ushqimit!”

– Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend???
Ooo..

“Blini produktet Delimano.
Dysheku Dormeo me 4 shtresa karboni të jep dhe një jastik falas..

Mos ngurroni, na telefononi tani..”

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramaErion Veliaj
Pas

“Baxhaku, gjyshi i madh që na mësoi të duam njerëzit”, miqtë kujtojnë mjeshtrin: Nuk abuzoi kurrë me zanatin

Para

Punëtori që mbijetoi dje tregon momentet e fundit para se të rrëzohej skela: Isha varur nga bluza te…

Para
PAMJE TË RËNDA/ I riu që ra nga skela rënkon në tokë: Oh, vdiqa (Video)

Punëtori që mbijetoi dje tregon momentet e fundit para se të rrëzohej skela: Isha varur nga bluza te…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.