“Openn Ballkan është një shfaqje e 3 kryeministrave dhe nuk ka përfitime ekonomike“. Ky ka qene komenti i ekonomistit Dritan Shano në nje prononcim për Fax News për marrëveshjen mes kryeministrit serb, shqiptar dhe maqedonas ku sqaroi edhe se cilat janë sfidat reale të ekonomisë dhe si mund të dilet nga varfëria.
Ai tha po ashtu se kryeministri i vendit Edi Rama akoma nuk ka dhënë një përgjigjie konkrete se cfarë përfiton Shqipëria nga kjo nismë dhe cfarë humbet Kosova duke thënë se edhe në takimin mes 3 udheheqësve ai u tall me qeverinë e Kosovës.
“Nuk mendoj se ka dicka të re në këtë marrëveshje sepse ne nuk kemi zbatuar ato që mendohej se do përfitohej nga marrëveshjet e tregtisë së lirë në kuafër të këtij organizimi. Dukshëm operatorët ekonomikë në gjithë këto vite nuk kanë preferuar të kene aktivitet me homologët e tyre në Ballkanin Perëndimor, ata preferojnë vende të tjera. Cdo tentativë për të imponuar një marrëdhënie intensive me këto vende është e pashëndetshme për ekonominë , është si përpjekje mediatike për tu dukur mirë Rama dhe nuk e forcon aspak Shqipërinë.
Edi Rama akoma nuk ka treguar se cfarë të mire përfiton Shqipëria nga kjo nismë dhe cfarë humbet Kosova madje ai u tall në takimin me dy kryeministrat e tjerë dhe Kosova u la jashtë.Me Kosovën kemi 71 marrëveshje dhe duhet të ekzistojë vetem një e tillë me një nen për të rregulluar marrëdhëniet ekonomike apo politike.
Si mund të bësh këtë marrëveshje pa zgjidhur këtë me Kosovën. Dukshëm Serbia përfiton akses në tregun shqiptar. Nëse nuk arrihet njohja e Kosovës nga Serbia ateherë diskutimi mbyllet këtu.
Askush nuk i ka penguar mallrat apo turistët serbë të vijnë por është prefernca e operatorëve ekonomike që i pengon. Në këtë inciativë Shqipëria duhet të mbajë fort interesin e vet, marrëveshjet shërbejnë që të rriisin parashikueshmrine si për ne ashtu edhe për Kosovënn nuk është vetëm cështje politike por edhe ekonomike .
30 vjet në sistem demokratik që duhet të kishte prodhuar të mira por nuk ndodh sepse kemi një qasje të gabuar politike. Përpjekja jonë duhet drejtuar te kurrikulat sepse ato nuk i përkasin shekullit 21 me nevojat që ka ekonomia”– u shpreh Shano.
(E.D/faxweb.al)