Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
Nga të dhënat e para, mësohet se operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në Athinë, ku u arrestuan një çift shqiptarësh përkatësisht 38 dhe 36 vjeç, të cilët punonin në llogari të një 26-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më vonë në Sepolia të Athinës.
Në këtë operacion u sekuestrua:
41 kg 740 gram marijuanë
10 kg 330 gram hashash çokollatë
2 Kallashnikovë
4 krehëra Kallashnikovi
542 fishekë
3 peshore elektronike
7 celularë
1 automjet
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post