Një sasi e madhe me lëndë narkotike është zbuluar sot pas një operacioni antikanabis në Gjegjan të Pukës.
Ende nuk bëhet e ditur sasia e lëndës narkotike, mirëpo dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme pasi në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, edhe Prokuroria e Pukës. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në një banesë tek e cila nuk banonin njerëz. Në banesë gjendet edhe një sasi lëndë plasëse.
Ndërkohë forcat policore ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje. Vijon…