Policia franceze në Nicë ka sekuestruar 50 kilogramë kokainë, me vlerë rreth tre milionë euro, në një operacion të madh dhe ka arrestuar dy persona, raportuan sot mediat franceze.
Droga u zbulua në fund të majit gjatë një kontrolli në një apartament pranë qendrës së Nicës, tha prokurori Damien Martinelli, sipas Le Figaro.
Oficerët e policisë gjetën në vendngjarje pesë çanta që përmbanin gjithsej 50 kilogramë drogë.
Dy persona të gjetur në apartament u arrestuan, një burrë nga Nice i cili është dënuar disa herë për vepra penale që lidhen me drogën, si dhe një grua që ka të dhëna policore për vepra të lehta penale.
Të dy do të dalin para gjykatës për akuzat e prokurimit, transportimit dhe posedimit të drogës.
Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automjet Audi Q3.
Operacioni i fundit policor vjen mes tensioneve të larta të lidhura me trafikun e drogës në rajonin e Nicës, sipas Le Figaro.