Teksa frika prej terrorizmit vijon të jetë e pranishme në shtetet e Europës, agjencitë e spiunazhit dhe autoritetet e tjera policore vazhdojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e militantëve të Shtetit Islamik që kërcënojnë sigurinë e vendeve.
Policia belge ndërmori mbrëmjen e së shtunës një operacion antiterror në lagjen “Molenbek” të kryeqytetit belg, lagje që njihet për numrin e madh të terroristëve të ISIS-it të strehuar. Forca të shumta policie mësohet se zbarkuan në “Molenbek” ku kryen bastisje të shumta.
Mediat vendëse raportuan për vënien në pranga të disa personave, por policia belge bëri të ditur se u arrestuan 3 persona nga një seri bastisjesh antiterroriste.
Zëdhënësja e prokurorisë Bruksel, Van Wymersch deklaroi se aksioni kishte përfunduar. “Asgjë nuk u gjet, asnjë armë, asnjë eksploziv”, tha ajo. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post