Klubi i Romës vazhdon ende të mendojë për të përforcuar mbrojtjen e ekipit me Leonardo Bonuçit. Ish-mbrojtësi i Juventusit 6 muajt e fundit është në një aventurë gjermane tek skuadra e Union Berlinit. Mirëpo gjërat nuk kanë ecur siç duhet megjithëse gjermanët ishin pjesëmarrës në grupet e Champions League.
Minutat për mbrojtësin italian kanë qenë të pakta dhe ka menduar për një rikthim në Itali. E gatshme për ta marrë si përforcim ka qenë skuadra e Mourinho-s.
Bonuçi pas pushimeve të Krishtlindjes mund të mos kthehet më fare në Gjermani, pasi Roma është shansi i tij i fundit për të kapur një vend në listën e të grumbulluarve për Euro 2024, ku përballë Italia do të ketë edhe Shqipërinë.
Operacioni i transferimit në kryeqytetin italian mund të jetë fare i ulët, me italianin që do të gjente tek verdhekuqtë ish-shokun e tij tek Juventus, Paolo Dybala.