Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Krujës, ku janë të angazhuara në terren një numër shumë i madh trupash policore.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në terren janë duke kryer kontrolle 15 grupe të FNSH-së, të ndihmuara dhe nga Tirana dhe Durrësi.
Nuk jepen detaje derimë tani për rezultatet e këtij operacioni, ndërkohë që vetëm javën e kaluar u asgjesuan 2 mijë rrënjë të dyshuara me kanabis sativa.
Situata në zonën e Krujës ka qenë gjithnjë problematike sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, e duket se ky i sotmi nuk do të jetë aksioni i vetëm që do të ndërmerret nga ana e policisë.
(E.K/Faxweb.al)