Si pasojë e një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane një 40-vjeçar shqiptarë I shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga.
I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”. I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç.
Kujtojmë që po në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor ditën e djeshme më 15 shkurt u bë e mundur të arrestohen 11 persona 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post