02:22 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacion policor në Elbasan, kapen me drogë 6 persona ( EMRAT)

15:49 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacion policor në Elbasan, kapen me drogë 6 persona ( EMRAT)

Tetë persona janë ndaluar në Elbasan ditën e sotme pas gjetjes dhe sekuestrimit të më shumë se 1 kg drogë, lloji i  të cilës nuk është bërë ende i ditur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi rreth 550 gr lëndë e dyshuar kokainë. Vazhdon puna për identifikim e personave të  tjerë të implikuar.

Sipas burimeve, ndalimi i pesë personave është bërë në afërsi të kryqëzimit të Cërrikut.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Shënkolli”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;

L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;

L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;

K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: 5 te arrestuardroge ne elbasan
Pas

E rëndë në Vlorë/ Dallgët nxjerrin në breg një trup të pajetë

Para

“Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme”, Meta: Mungesa e “Kartës së Studentit” e pajustifikuar

Para
“Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme”, Meta: Mungesa e “Kartës së Studentit” e pajustifikuar

"Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme", Meta: Mungesa e "Kartës së Studentit" e pajustifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.