Mjeku urolog Artan Koni ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku ka vijuar serinë e denoncimeve në drejtim të koncensionit të sterilizimit të paisjeve mjekësore. Koni u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur që të japë me koncension, një shërbim që fare mirë mund ta kryente vetë dhe me kosto shumë herë më të ulëta.
“Koncesioni i sterilizimit siç e dimë i është dhënë një kompanie private për dhjetë vite, duke parë shumën marramendëse që është vënë në dispozicion të lind ideja se këtu ka një abuzim”, tha Koni, ndërsa më tej tha se nëse një shërbim do të kushtonte 2.4 euro për një set mjekësor, si pasojë e marrëveshjes koncesionare shteti i paguan kompanisë private 190 euro.
Një nga problemet më të mëdha që ka sjellë koncensioni i sterilizimit është se Ministria ka gjetur një zgjidhje që të vendosë një numër tavan për numrin e operacioneve që kryhen në spitalet publike. Kjo sipas kigurgut Koni është e padrejtë, pasi mjekësia nuk mund të parashikojë dot një numër fiks ndërhyrjesh.
Mjeku Koni shpjegon se nëse shteti do ta bënte sterilizimin me fonde publike dhe jo me koncesion privat, me aq para sa harxhon do të mund të operonte plot 7 milionë shqiptarë në vit dhe jo 90 mijë sa janë operuar vitin e kaluar.
“Nga llogaritja doli që shuma që duhej për këtë shërbim ishte shumë herë më e ulët, se ajo që ne paguajmë për koncensionin. Llogaritë që ne bën ishin llofaritë maksimale të mundshme, dhe ajo na doli shumë herë më e lartë se ajo që i është dhënë koncensionit.
Nëse ne e shohim nga pikëpamja ekonomike, dhe ti e ke kaluar planin, ti mund të ulësh vitin e ardhshëm sasinë e shërbimit, por kjo nuk funksionon në aspektin shëndetësor, nuk mund të thuash në mjekësi ‘’ne e mbyllëm planin me operacionet, dhe ju duhet të prisni”. Ministria ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë për veten e saj, dhe më të vështirën për shoqërinë. Nëse ka kaq shumë para për një shërbim, atëherë të hidhen në shërbime të tjera. Ne kemi llogaritur që një shërbim sterilizimi për një operacion të ketë vlerën e 2.4 eurove, ndërkohë që me koncensionin kostoja shkon 190 euro.
Nuk mund ti thuash një pacienti që nuk të operoj dot, ose të thojë Ministria psh, që 155 operacione në muaj është plani në Durrës, jemi te shëndetësi falas, të dalin dhe të thojnë se pas këtij numri qytetarët të paguajnë vetë”, u shpreh Koni.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post