11:06 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Operacione vetëm në letër, si përfituan spitalet private para nga shteti

17:51 | 08/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacione vetëm në letër, si përfituan spitalet private para nga shteti

Nëse dyshimet do të provohen, atëherë do të jemi përballë një tjetër mega-skandali në shëndetësi, që tregon se si vidhen paratë përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Financave kanë nisur verifikimet e pagesave nga FSDKSH-ja për operacionet kardiokirurgjikale të kryera në spitalet private si: Vila Maria, Spitali Europian dhe Instituti Shëndetësor Privat “Spitali i Zemrës”.

Portali Lapsi.al shkruan se ka një kopje të shkresës së Ministrisë së Financave, që urdhëron nisjen e inspektimit financiar. Sipas këtij vendimi, ëshët urdhëruar një kontroll i imëtësishëm i të gjithë operacioneve kardiokirurgjikale të kryera gjatë 2016 në spitalet private, ku janë rimbursuar pagesat për pacientet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

MF urdhëron verifikim të të gjitha pagesave të kryera gjatë vitit 2016 për paketën e shërbimit të kardiokirurgjise  të kryer në disa klinika e spitale private, me arsyetimin se operacione të tilla nuk ofrohen në QSUT.

Dyshimet janë se mjekë të njohur të kardiologjisë në bashkëpunim me administratorët e klinikave private kanë përpiluar dokumentacion fiktiv për kryerjen e operacioneve vetëm në letër, por jo në realitet, thjesht sa për të përfituar rimbursim nga shteti. Vec Ministrisë së Financave, ka nisur inspektimin pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Lapsi” shkruan se dyshimet u krijuan pasi krahasuar me vitin 2015, gjatë vitit 2016 u rrit numri i operacioneve të kryera në spitalet private, operacione që janë mbuluar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pra, miliarda lekë kanë shkuar në llogaritë e spitaleve private. Vlerësohet se operacione të tilla variojnë nga 1 mijë në 10 mijë euro./Lapsi

Etiketa: KLSHkorrupsionoperacionespitale
Pas

“Me mëngjes, 5 autobusë me nxënës nga Kuçova drejt Shkodrës. Si i detyron Rama nxënësit t’i shkojnë në mitingje”

Para

Deputeti socialist publikon mesazhet me deputetin e LSI-së: Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

Para
Deputeti socialist publikon mesazhet me deputetin e LSI-së: Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

Deputeti socialist publikon mesazhet me deputetin e LSI-së: Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

Pako me eksploziv e lidhur me një celular, policia e Durrësit sqaron ngjarjen te “Veliara”

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Vioresin Sinanin si drejtorin e ri sportiv

E rëndë në Kuçovë! 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.