Policia e Vlorës ka arrestuar pesë shtetas gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë një 28-vjeçar, një 49-vjeçar dhe një 50-vjeçar të arrestuar për kultivim droge, një 29-vjeçar për një sherr banal dhe një 33-vjeçar sepse u kap në gjendje të dehur.
Tre prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim më parë, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 5 persona, tre prej të cilëve ishin në kërkim. Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve përkatës, Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e tre shtetasve në kërkim si dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të dy personave të tjerë, konkretisht si më poshtë: M. L., 28 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
A.I., 50 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim;
E.I., 49 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shitja e lëndëve narkotike”.
vitin 2013, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim;
H.Z., 29 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën e lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P.A. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore;
Th., 33 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.