Në kuadër të operacioneve anti-drogë në Greqi janë janë arrestuar tre shtetas dy prej të cilëve janë shqiptarë dhe një grek.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në një automjëet dhe në një banesë në Kalithea janë sekuestruar 45 kg e 753 gram marijuanë, 1.4 gram kokainë, 2 peshore, 6 celularë dhe 100 euro.
Në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarët të moshës 35 dhe 45-vjeç si dhe një shtetas grek 46-vjeç emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)