Pas një operacioni antidrogë të koduar “Bjondi”, Policia ka sekuestruar 700 gramë heroinë. Ndërsa janë arrestuar 2 personat e dyshuar, të cilët quhen Emiljano Peçi dhe Blendi Rushi. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku dy personave lënda narkotike u gjet në banesë.
DETAJET E POLICISË:
Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta. Operacion me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Bjondi”.
Sekuestrohen 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të lëndës narkotike. Në vijim të punës për goditjen e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej 3 muajësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar ”Bjondi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier. 2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 dhe 283/a të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)