Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në finalizimin e një operacioni policor në Greqi.
Mësohet se personat në fjalë janë përkatësisht të moshës 39 dhe 40-vjeç të cilët janë arrestuar në zonën e njohur si Chania në Kretë.
Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike pasi gjatë operacionit policor atyre ju është sekuestruar 7.6kg kanabis të paketuara në 7 pako të ndryshme.
Gjatë kontrolleve në banesën e 40-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1150 si dhe një makinë dhe dy motorrë për të cilat dyshohet se i kanë përdorur për transportimin e lëndës narkotike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)