Pas një tjetër operacioni të zhvilluar në Pukë, janë arrestuar katër persona pasi janë kapur me 47 kilogramë lëndë narkotike.
Mësohet se personat ndodheshin në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit në dy automjete, në njërin prej të cilëve ndodhej lënda narkotike.
DETAJET E POLICISË
“Më datë 30.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , pas një pune policore të mirëorganizuar , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhës antidrogë të koduar “Gjegjan”
Si rezultat të tij , janë sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :
– Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë
– Gjergj Prenga 21 vjeç, banues në Kurbin
– Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë
– Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë
Këta shtetas , janë kapur në rrugën e Kombit , në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit , me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje”. (D.D/Shuplaka)