Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”. Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal
Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:
Ç., 35 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit
D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit
Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit.
Xh. H., 26 vjeç, banues në Orikum Vlorë, anëtar i grupit kriminal
K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal
S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.
H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal
A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.
Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.
Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.
Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.