17:50 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni antiterror/ Kapen 4 shqiptarë që financonin dhe bënin propagandë pro ISIS

16:13 | 05/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Forcat e Antiterrorit në vend kanë zhvilluar një operacion të gjërë për të ndaluar të dyshuarit që propagandojnë terrorizmin dhe grupin ekstremist ISIS.

Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 16 persona në total, mes tyre edhe 5 të huaj, por vetëm 4 prej tyre janë shoqëruar. Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit: Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër. B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër. E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër. M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëritjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal.

Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Etiketa: antiterrorISISoperacionxhihadiste
Pas

“Facebook” nën hetim

Para

Fotolajm/ Ja si e kujtojnë diktatorin Hoxha në Gjirokastër

Para

Fotolajm/ Ja si e kujtojnë diktatorin Hoxha në Gjirokastër

 



Të Fundit

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.