18:31 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni/ Armë, mjete të blinduara dhe drogë. Kush janë 4 të arrestuarit e sotëm në Tiranë (Emrat)

19:13 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni/ Armë, mjete të blinduara dhe drogë. Kush janë 4 të arrestuarit e sotëm në Tiranë (Emrat)

Me anë të një njoftimi policia e Tiranës ka deklaruar se janë arrestuar katër shtetas të cilëve ju janë sekuestruar armë zjarri, monicion luftarak, mjet të blinduar dhe drogë.

FaxWeb.al mëson se katër të arrestuarit janë, Elvis Gaçaj 44-vjeç, Oltion Loga, 38-vjeç, Dritan Agaj, 38-vjeç dhe Leonard Duka, 33-vjeç të gjithë banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.

Policia njofton se “Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës”, duke paralajmëruar se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

44-vjeçari Elvis Gaçaj nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit. Në tetor të viotit 2015 ai mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë. Por as ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej. Ai iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera përpara kësaj ngjarje, të cilat kanë qenë sulme me eksploziv.

Në atentatin e parë rreth 5 vite më parë, Gaçaj u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinën e tij, ndërsa atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

Ndërkohë, 33-vjeçari Leonard Duka, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës  në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë,  arrestoi në flagrancë shtetasit:

  1. L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
  2. D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
  3. O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
  4. E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;

– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;

– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohen 4 personaDritan AgajElvis GaçajLeonard DukaOltion Logaoperacioni
Pas

Pas takimit me Palmer reagon Rama: Bashkëbisedim i frytshëm, të dy ishim dakord…

Para

Irani harmerret ndaj SHBA-ve: Trupat amerikane janë organizatë terroriste

Para
Irani harmerret ndaj SHBA-ve: Trupat amerikane janë organizatë terroriste

Irani harmerret ndaj SHBA-ve: Trupat amerikane janë organizatë terroriste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.