Në vijim të hetimeve lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë ku u arrestuan 3 persona në kuadër të operacionit “Befasia”, është ndaluar edhe një person tjetër ditën e sotme I cili ishte shpallur në kërkim.
Ndalimi i shtetasit A.Ç. u bë për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Kujtojmë se 3 dirtë më parë, në kuadqër të këtij operacioni, u arrestuan edhe Maksi Babi, Xhino Melonashi dhe Muharrem Mullai (lexo këtu)
Njoftimi i Policisë:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Në vijim të veprimeve hetimore të lidhura me ngjarjen e datës 15.06.2019 ku u arrestuan në flagrancë shtetasit :
M.B.,Xh.M. dhe M.M., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ” Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, u bë ndalimi i shtetasit A.Ç. për veprat penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)