Gjatë ditës së sotme, pas një operacioni antikanabis të titulluar “Befasia”, policia ka sekuestruar plot 16.5 kilogramë kanabis në Përmet.
Mësohet se lënda narkotike është zbuluar në banesën e një 54-vjeçari, të quajtur Petrit Baço. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Sakaq, bardhë e blutë bëjnë me dije se janë asgjësuar nga policia edhe 92 bimë kanabis Sativva të tjera.
Ndërkohë bardhë e blutë vazhdojnë hetimet për të zbardhur detaje të tjera të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni “BEFASIA”.
Sekuestrohen 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Asgjësohen 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në amjentet jashtë shtëpisë së shtetasit Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u krye kontroll në këtë ambjent.
Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi:
Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.
(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2446″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post