19:44 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “Bulceshi”/ Arrestohen 2 persona, iu gjenden drogë, armë e municion

13:20 | 21/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “Bulceshi”/ Arrestohen 2 persona, iu gjenden drogë, armë  e municion

Dy persona janë vënë në pranga pasi iu gjetën 60 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Sipas policisë së Tiranës janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Bulceshi” shtetasit L.B, 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë dhe P.N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Dy të arrestuarve gjithashtu iu gjetën armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë e ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë

Finalizohet operacioni “Bulceshi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe asgjësohen 60 bimë kanabis.

Në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.
Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, është finalizuar operacioni policor “Bulceshi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë;
P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Pas

Lulzim Basha nxjerr emrin: Rama po bashkëpunon me trafikantin më të fuqishëm të drogës në Shkodër

Para

EMRI/ Kush është i 65-vjeçari që u gjet i plagosur në Shkodër, dyshimet e para

Para
Krimi nuk gjen të ndalur, plagoset 38-vjeçari në Shkodër (Emri)

EMRI/ Kush është i 65-vjeçari që u gjet i plagosur në Shkodër, dyshimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.