Gazetari i njohur i kronikës Spartak Koka, ka bërë disa deklarata të forta nga studioja e emisionit “Opinion”, lidhur me operacionin “Free Taxi” të pak ditëve më parë, ku u zbulua një rrjet i rekrutimit të prostitucionit përmes shoferëve të taksive.
Sipas Kokës, klientë të këtij rrjeti të trafikimit të femrave, janë edhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, konkretisht klient i Ambra.I-së, një prej femrave të arrestuara.
“Duhet përgëzuar policia e Tiranës për këtë operacion, për të cilin realisht e kemi thënë se hetimet proaktive të kësaj natyre ndihmojnë për të provuar veprën penale. Ky hetim 5 mujor ka provuar gjithë skenën dhe rrjetin se si funksionin prostitucioni apo prostituimi me dëshirë në disa raste. Në rastin e shtetases Ambra I. në vendimin penal të gjykatës përmendet se në përgjime janë evidentuar se edhe deputetë apo njerëz të pushtetshëm kanë telefonuar dhe kanë kërkuar shërbime nga ana e shtetase Ambra I. Kjo nuk është arritur të provohet, nuk e dimë për çfarë arsye pse. Ambra I. Ka kryer , 21 vjcare ka shler 10 muaj burg dhe ka dalë”, shprehet Koka.
Gazetari pranoi se se ka disa emra të lakuar, megjithatë nuk mund t’i përmente për shkak se kjo vepër venale nuk mund të provohet. Sakaq ai shtoi se çmimet variojnë nga 100 euro deri në 3000 euro nata.
Koka lexoi live edhe përgjimet telefonike të prokurorisë, ku sipas Kokës shfaqet deputeti.
“Do ikim tani se na mori “shefi”, lexon Koka i cili shton se shefi sipas tij është “deputeti”, i cili nuk identifikohet dhe për të cilin Prokuroria i ka mbyllur hetimet.
Mbëmjen e 6 shkurtit, policia e Tiranës arrestoi 11 persona në kuadër të një operacioni kundër shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Të arrestuarit frekuentonin disa hotele në zonën e liqenit, Kasharit dhe Kombinatit. Midis të arrestuarve ishin edhe tre femra: Fllanxe, Ambra dhe Anxhela janë tre të rejat, përkakësisht 37, 21 dhe 36 vjece, të cilat akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.(D.D/Shuplaka)