Është finalizuar me sukses një operacion i policisë së Kukësit i koduar si “Helshan”, ku është vënë në pranga një i dënuar me 10 vite burg.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arif Çela, 53-vjeç, banues në fshatin Helshan të Hasit ndaj të cilit Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Helshan”.
Kapet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burg.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit, në DVP Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Has organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Helshan”, ku si rezultat u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim dhe konkretisht;
-Arif Çela, vjeç 53, banues në fshatin Helshan, Has.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)