Operacioni Humanitar vijon në ndihmë të familjeve që u góditën réndë nga pándemia e kóronavirusit në vendin tonë. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti Anastas Angjeli dhe kryetari i Bashkisë së Gramshit Klodian Tace asistuan në përgatitjen e pakove ushqimore për familjet shumë të varfra në këtë qytet.
Ndonëse masat kufizuese janë hequr, garantuan se procesi i shpërndarjes së pakove ushqimore do të vijojë. Deri tani janë shpërndarë 2500 pako dhe 1500 të tjera janë në procesin e fundit të përgatitjes.
“Edhe pse jemi në kushtet e një hapje totale duhet të kuptojmë se kujdesi për familjet shumë në nevojë do të vazhdojë. Unë shpresoj që kjo të jetë faza e fundit e një procesi që ka shkuar derë më derë, në ato dyer ku nevoja ka qenë e madhe.
Ka qenë një operacion humanitar, i cili në kushtet e vështira të pándemisë, ishte i domosdoshëm sepse familjet në nevojë e kanë pasur të nevojshme furnizimin me ushqimet e bazë.
Shqipëria reale është kjo e njerëzve të thjeshtë të cilët kanë nevojë për përkujdesje të përditshme dhe jo për debate të kota politike të cilat nuk duhet t’ua zënë vendin debatit bazë mbi sfidat kryesore të përballjes me këtë pandemi dhe me efektet negative që ajo krijoi. Procesi i rimëkëmbjes ekonomike duhet të jetë duhet baza e çdo diskutimi, e çdo debati lidhur me tejkalimin e kësaj situate të vështirë”, deklaroi Balla.
Ndërsa kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Tace theksoi se ky proces humanitar është tepër i rëndësishëm duke thëmë: “Nga këto pako ushqimore do të përfitojnë familjet që janë përzgjedhur nga Shërbimi Social Kombëtar. Por ne po vijojmë edhe me shoqatat dhe me Emergjencat civile për të garantuar pako të tjera e për t’ju gjendur familjeve në nevojë”.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post