Ka shkuar për të korrigjuar një defekt në hundë, por ka ndodhur që jo vetëm ia kanë deformuar më keq hundën, por i kanë shkaktuar bllokim të frymëmarrjes, Skandali i padëgjuar i ka ndodhur 27 vjeçares shqiptare, me banim në Belgjikë.
Ndërhyrja kirurgjikale është bërë nga klinika “KEIT” në Tiranë, nga mjeku italian JEP EMRIN, i cili pas kryerjes së operacionit është larguar pa e kontaktuar pacienten e traumatizuar, të cilës disa orë më pas, në vend ta mbante nën mbikëqyrje, klinika i ka dhënë fletën e daljes dhe një numër telefoni, ku duhej të adresohej në rast se do të kishte probleme.
Por ka ndodhur që në asnjë moment mjekja që dispononte numrin e telefonit të rekomanduar nuk i është përgjigjur thirrjeve të pacientes Ermira Çela. Kjo e ka detyruar këtë të fundit të rikthehej në urgjencën e klinikës “KEIT”, pasi ka pasur dhimbje e ka vënë re deformimin e hundës dhe për më tepër, pasi ka konstatuar bllokimin e frymëmarrjes.
Pacientja– Unë jam operuar më datën 6 maj 2022. Që nga momenti i parë pas operacionit, në anën e djathtë në rimin e djathë unë nuk kam mundur të marr frymë. E kam shtruar problemi menjëherë te klinika, por nuk e kanë marrë seriozisht, më kanë thënë që do shihet më vonë dhe se është normale.
Klinika- Ti momentalisht ke vështirësi në frymëmarrje në pjesën e djathtë të hundës?
Pacientja– Po, natën kur jam e pavetëdijshme ajo krijon një zhurmë shumë të madhe dhe e bën si një fishkëllim bilbili, një sufër. Ka edhe diçka tjetër, devijimi i hundës anon në anën e majtë. Hunda është komplet e devijuar.
Kirurgu Italian- Unë do jem më datë 24 deri 28 shtator, madje unë do vij në klinikë dy herë edhe në tetor. Koordinohu me klinikën dhe unë do të shikoj me kënaqësi. Sepse është e drejtë të marrësh frymë mirë.
Pacientja– Dua të pyes doktorin a kam pasur komplikacione gjatë operacionit?
Kirurgu Italian- Në qoftë se se do kishe pasur komplikacione unë do të isha shprehur në kartelën tuaj mjekësore.
Pacientja– Unë dua vetëm t’i rikujtoj doktorit që në klinikë kam ardhur për dy arsye. Kam pasur një problem shumë të vogël para atij që kam tani. Hunda nuk shkarkonte sekrecionet normalisht. Nuk kisha probleme me frymëmarrjen. Pastaj kisha probleme me pjesën estetike të jashtme. Tani tek të dyja këto nuk kemi arritur në mënyrë të mirë as njërën e as tjetrën. Kam probleme me frymëmarrjen, kam probleme me të jashtmen. Problemi që unë kam me frymëmarrjen, më besoni kam që nga dita e parë që unë kërkoj takim me doktorin, që insistoja me klinikën. Dhe është për të ardhur keq për neglizhencën e klinikës . Gjëja më e vështirë që kam jetuar gjatë këtyre muajve është kur djali im ngrihet natën dhe më thotë mami a mundet ti të bësh më pak zhurmë se ti po merr frymë shumë keq, bën zhurmë e unë nuk fle dot. Unë nuk mundet të vazhdoj më kështu.
Klinika– Ermira të kërkoj ndjesë në emër të klinikës për të gjitha problemet që ti ke kaluar.
Pacientja– Pas katër muajsh është hera e parë që unë komunikoj me kirurgun, normalisht kam një kontratë që do komunikoj me kirurgun çdo muaj. Dhe kjo gjë nuk është respektuar, nuk e di përse.
Pjesën e protokollit e kemi ndryshuar se pjesën e kontrollit e bëjnë infermieret që bëjnë të gjitha mjekimet.
Pacientja– Në kontratën time nuk është e shkruar kjo gjë. Nuk është shkruar që unë kam kontrolle me infermieret.
Klinika– Më vjen keq që ti je gjendur përball të gjithë këtyre problemeve.
Pacientja– Unë nuk dua të përfundoj në një operacion tjetër.
Klinika– Këtë pjesë do ta diskutojmë bashkë.
Pacientja– Kjo është pyetja ime për kirurgun, a mundet të evitojmë një operacion të dytë dhe të zgjidhim problemin.
Kirurgu Italian- Jo gjithmonë, por koha ndihmon shumë, por mundet të infiltrohet kortizonik deri në gjashtë muaj, hunda mundet të ndryshoj sistematikisht. Pas gjashtë muajsh do të shikojmë nëse hunda ka ndryshuar apo do t’i nënshtrohet një ndërhyrje tjetër.
Pacientja– Dakord. Pastaj neglizhencat e klinikes pas operacionit është një histori në vete.
Klinika– Për të gjitha, ne sigurisht kemi përgjegjësitë tona.
Pacientja– Këtu kemi të bëjmë me një gjendje shumë serioze, tani të mos marrësh frymë një javë është tjetër gjë, të mos marrësh frymë katër muaj me hundë normale. Në fillim pastaj është problem shëndetësor pastaj agravohet, ajo të krijon edhe probleme të tjera me vetëbesimin, me moralin me të gjitha. Mua më kanë nxjerrë nga klinika dhe më kanë dhënë një numër doktoreshe që duhej të përgjigjej në qoftë se unë do kisha dhimbje apo probleme. Nuk më është përgjigjur gjatë gjithë kohës. Kur kam ardhur në klinikë për të hequr tamponët, në krahun e majtë është hequr kollaj dhe ishte pak e bezdisshme por jo dhimbje. Në krahun e djathtë përveçse dhimbje dhe vështirësi për t’u hequr tamponi. Kur kam shkuar në shtëpi e kam parë në një pasqyre më të madhe dhe aty e kam parë se kishte diçka, i kam kontaktuar prape, po jo do reagohet, jo po me kalimin e kohës.
Klinika– Ermira ti ke ndonjë plan për të ardhur në Shqipëri më vonë?
Pacientja– Jo, unë të operohem më në klinikën Keit, kjo gjë është e pamundur, është e pamundur për vetë atë mosbesimin që më kanë krijuar më pas. T’i lutem unë doktorëve, doktorëve që më kanë nën vëzhgim jo kirurgut, më shiko një kontroll vetëm të më shikonin me sy, apo një medikament kundër dhimbjes, kjo gjë nuk ndodh.
Klinika– Më vjen shumë keq dhe nuk është e drejt që të ndihesh para një situate të tillë është detyrë e jona për të gjitha ata që të kanë ndodhur të marrim masa sepse është gabim. Por të jesh e bindur as nuk ka për të ndodhur më kjo gjë.
Pacientja– Jo unë siç e thashë, në klinike jo më për operacionin, ndjekja post operacionit nga ana e klinikës ka qenë jo zero po më pak se zero. Vetëm për këtë arsyeje nuk kam besim. Nuk kam besim dhe dëmet që më janë krijuar, tani nuk e di. Emër tjetër më është dhënë për kirurgun që do më operonte para se të vija dhe kur kam ardhur në klinikë ka qenë tjetër kirurg. Edhe kjo nuk ka qenë korrekte. Nuk ka më keq, unë fëmijën e kam 10 vjeç, normal që e kam ngjitur me dhomën time kështu që, çfarë mundet t’i them fëmijës unë nuk do ta çoj në katin e parë të flejë vetëm. Dhe unë ngrihem natën fle në katin e parë që të mos shqetësoj pjesën tjetër të familjes se duhet të punojnë, duhet të shkojnë në shkollë patjetër. Natën është tmerr nuk fle dot natën fare
Klinika– Të kuptoj.
Pacientja– Nuk e di ku do operohem, nuk e di nëse do operohem, nuk e di si do më shkojë puna. Por të gjitha qa unë kërkoj unë dua vetëm shërimin tim. Katër muaj nuk mundet të vazhdoj të fle në krevat e ndarë nga burri apo të vazhdoj t’i shqetësoj natën në mënyrë të vazhdueshme mos t’i lë të flenë, kështu apo ditën tjetër burri do ngrihet të shkojë në punë. Është stres i madh, është stres i paparë. Se hunda fishkëllen, ajo hapësira e vogël që ka në krahun e djathtë fishkëllen bën një zhurmë. Unë zgjidhje kërkoj nga kjo. Pastaj në qoftë se flasim për operacion përsëri aty jo.
Discussion about this post