Ndërsa në Vlorë dhe në Leçe po zhvillohet një operacion i përbashkët mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj italiane së bashku me Guardia Di Finanza, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shprehet se kjo është një tjetër goditje për krimin e organizuar ndërsa shton se ky operacion i përbashkët është një provë e vullnetit për të çmontuar krimin e organizuar.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në twitter:
Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë.
Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar.
Operacioni vazhdon…???♂??
Kujtojmë se gjatë këtij operacioni në Vlorë dhe Leçe janë arrestuar deri tani 12 shtetas shqiptar:
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello,
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Çepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Zenunaj
Italianët e arrestuar:
Giancarlo Desimone
Gianfranco Conestabile
Salvatore Santore
Francesco Tarantini
Giuseppe Vanatagiato
Emrat e shqiptarëve kanë mbërritur në vendin tonë me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.
Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.
Janë prerë 27 masa sigurimi, nga të cilat 21 janë shqiptarë dhe 6 italianë.
Operacion i madh antidroge, kush janë 12 shqiptarët e arrestuar në Shqipëri dhe Itali