19:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

13:26 | 11/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit kombëtar antidrogë të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe ajri në fshatin Mgullë, u zbulua një sipërfaqe me 29 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa në pronën e dy vëllezërve, njëri prej të cilëve u arrestua, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Po ashtu, në lidhje me rastin, është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit për shpërdorim detyre. Kontrollet vijuan edhe në fshatin Lugu i Zi, ku u asgjësuan 28 bimë narkotike dhe disa fidanë. Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e të përfshirëve në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

 

 

DVP Kukës

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Kukës, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”.

Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Mgullë.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër). Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.

Procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në pronën e shtetasve Q. P. dhe P. P., në fshatin Mgullë, 29 kubikë me fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin Q. P., 60 vjeç, dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin P. P., banues në fshatin Mgullë, autorë të dyshuar të këtij rasti.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Mgullë, shtetasin K. Ç., banues në këtë fshat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Gjithashtu, shërbimet e DVKM Kukës, gjatë kontrollit të territorit, gjetën në fshatin Lugu i Zi dhe asgjësuan 28 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe disa kubikë me fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Kukeskultivimi kanabisi
Pas

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

Para

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

Para
Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

 



Të Fundit

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

Irani humbet një tjetër shkencëtar të energjisë bërthamore, vdekja konfirmohet zyrtarisht

Gjenevë/Zyrtar iranian: Propozimet e BE-së nuk janë të zbatueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.