Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, i cili ka si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë së Shkodrës vijojnë me kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 3,679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Konkretisht:
-
Në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë, Komisariati i Policisë Shkodër asgjësoi 265 fidanë dhe 1,437 bimë të dyshuara narkotike. Në lidhje me këto raste, materialet u referuan në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M.
-
Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, Komisariati i Policisë Vau i Dejës asgjësoi 1,977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Policia njofton se vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.