22:42 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Operacioni kundër kanabisit në ditën e dytë, 6901 kontrolle nga 3100 forca policore

09:11 | 24/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni kundër kanabisit në ditën e dytë, 6901 kontrolle nga 3100 forca policore

Operacioni në kuadër të parandalimit të kultivimit të kanabisit ka hyrë në ditën e dytë të tij. Sipas burimeve të policisë, mësohet se në operacion janë angazhuar 3100 forca policie, të cilat kanë ushtruar 6901 kontrolle në të gjithë vendin.

Nga këto 6901 kontrolle, janë kontrolluar 5113 sera, 235 tunele, 314 ish reparte ushtarake, 258 banesa të pabanuara dhe 286 objekte të ndryshme.

Detaje të Policisë së Shtetit:

Operacion masiv dy ditor në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion u angazhuan 3100 forca policore.

Operacioni nisi mëngjesin e datës 22 Shkurt dhe përfundoi në orë 19:00 të datës 23.02.2017.

Në shkallë vendi u ushtruan 6901 kontrolle në total, nga këto:

5113 sera, 235 tunele, 692 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 314 ish reparte ushtarake, 258 banesa të pabanuara dhe 286 objekte të ndryshme.

Operacioni në zbatim të Planit të Veprimit i firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme Z.Saimir Tahiri “Për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farës, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike (Cannabis Sativa) në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe në çdo ambjent tjetër të mundshëm që mund të përdoret nga grupet kriminale.

Në çdo Drejtori Vendore të Policisë në Qarqe, u ngritën dhe funksionuan grupet e drejtimit dhe monitorimit, me pjesëmarrje edhe të strukturave të SHÇBA-së, Kufirit dhe Krimit të Organizuar.

Këto grupe drejtimi monitoruan në të gjithë territorin, kontrollin e ushtruar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Policia në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave ushtruan kontrolle në sera, stalla, shtëpi të braktisura pasi mund të jenë vendet e mundshme për kultivimin e fidanëve të bimëve narkotike.

Kontrollet u ushtruan edhe në të gjitha tunelet e braktisura të ushtrisë, të ish rezervave të shtetit, si dhe në ambiente të tjera për të cilat disponoheshin informacone apo kishte dyshime se mund të përdoren për të kultivuar bimë narkotike në kubikë e fidanë.

Të gjitha ambientet që ishin me pronar pasi përfundoi kontrolli, pronarët firmosën deklaratë se këto ambiente nuk do të përdoren për kultivim të bimëve narkotike.

Edhe për ambientet dhe objektet pa pronar, është mbajtur procesverbal i firmosur nga pjestarët e grupeve të kontrollit.

Gjithashtu të gjitha ambjentet apo objektet e kontrolluara nga Policia gjatë këtij operacioni masiv, janë fotografuar dhe filmuar nga ekspertët e policisë.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, u analizua dhe do analizohet edhe në ditët në vijim, çdo informacion policor apo i marrë nga komuniteti, në lidhje me personat që sigurojnë farën e bimës Cannabis Sativa, personat që e blejnë dhe kultivojnë bimë narkotike, personat që blejnë në farmacitë bujqësore pesticide antiparazitarë, që sigurojnë pleh organik dhe gota plastike me shumicë.

Kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë çdo ditë në territorin e çdo Drejtorie Vendore të Policisë së Qarqeve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: kontrolletpolicia e shtetit
Pas

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve, si u grabit pika e karburantit në afërsi të Kapshticës (FOTOT)

Para

Tutorja 17-vjeçare, si e detyronte të miturën të bënte seks me para

Para
Tutorja 17-vjeçare, si e detyronte të miturën të bënte seks me para

Tutorja 17-vjeçare, si e detyronte të miturën të bënte seks me para

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.