Disa minuta më parë Policia njoftoi se janë arrestuar tre persona të cilat përdornin skema të ndryshme për shantazhimin e qytetarëve midis të cilëve edhe 2 nën/komisarë.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 2 nën/komisarët e arrestuar janë Erjon Muhaj, 34-vjeç me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier dhe Marjon Hasanbashaj, 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pas disa muaj hetimesh pro-aktive, finaluzuan operacionin “Mashtruesit”, duke bërë të mundur e tre prersonave 2 prej të cilëve punonjës të Policisë dhe njëri avokat.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit e mësipërm, duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)