Nga një operacion anti-drogë janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në shtetin e Kroacisë pasi u kapën me 130 kg lëndë narkotike e dyshuar si marihuanë.
Personat në fjalë janë një Reni Leka dhe Erges Gjeka përkatësisht 28 dhe 31-vjeç të cilët I kishin shpëtuar një operacioni të koduar si “Dy botë”, më 26 shkurt të këtij viti të kryer nga Njësia e Hetimit e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Livorno.
Ata kishin zgjedhur një vendndodhje në kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë, pothuajse në gjysmën e rrugës midis Italisë dhe Shqipërisë, për të kaluar lëndën narkotike.
Këto janë dy nga dhjetra personat e përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që bëri që zëvendës-prokurori i Republikës së Livorno, Massimo Mannuçi, të hetojë 36 persona, të arrestojë 25 dhe të kapë mbi 130 kilogramë drogë, kryesisht marihuanë.
Leka dhe Gjeka zbulohet se janë furnizuesit e dy trafikantëve me origjinë napolitane që furnizonin sheshet e tregut në ishullin e “Elba”. Subjektet, këto të fundit, që i përkisnin familjes Tommaselli dhe ishin të lidhur me klanin një klan që vepronte në rrethin Pianura të Napolit ”
(F.GJ/FAXWEB.AL)