11:21 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar me 61 urdhër arreste, dy nga të arrestuarit njihen me masën e sigurisë, pritet ekstradimi drejt Italisë

11:17 | 26/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni ndërkombëtar me 61 urdhër arreste, dy nga të arrestuarit njihen me masën e sigurisë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Dy personat e arrestuar nje dite me parë (25 shtator), Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 17 janë shqiptar, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali.

Ndonëse SPAK është përfshirë në operacionit, çështja do ndiqet sa iu takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga gjykatat e rretheve, në rastin konkret nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën ku kanë ndodhur arrestimet (Manëz).

Maloku e Kaçurri pritet të dalin pra togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë, e më tej procedurat e ekstradimit drejt vendit fqinj.

Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera, ku në kuadër të këtij operacioni u prangosën dy shtetasit e mësipërm, pjesëtarë të grupit kriminal, që operonte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Operacioni u shtri në Shqipëri, Itali, Poloni e Zvicër. Në vendin tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale

Të dyshuarit, ku autoritetet italiane përmendin se Shqipëria shërbente si një bazë e rëndësishme e organizimit të trafikut, pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi në tërësi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash. Anëtarët e organizatës kriminale akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

Etiketa: Arjanit MalokuJurgen KaçurripoliciaSPAK
Pas

Beleri kundër Shtetit Bektashi në Tiranë/ Denoncon në Bruksel: A po shkel Shqipëria marrëveshjet për rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Para

Dibër/ Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një shtetas, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Para
Dibër/ Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një shtetas, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Dibër/ Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një shtetas, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.