09:52 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Operacioni në Pukë, shpallen në kërkim katër vëllezërit (VIDEO)

21:42 | 30/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni në Pukë, shpallen në kërkim katër vëllezërit (VIDEO)

Policia zbulon detajet e një tjetër operacioni antidrogë të zhvilluar në Pukë. Bëhet fjalë për rastin ku policia ka sekuestruar rreth 170 kilogramë lëndë narkotike në një shtëpi të pabanuar.

Mësohet se si rezultat janë shpallur në kërkim katër vëllezër, pronarët e banesës ku gjendej droga. Ndërkohë, policia bën me dije se në banesë ishin zbuluar edhe 46 kallëpe me tritol.

“Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Bibaj”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pukë.

Sekuestrohen lëndë narkotike e lëndë eksplozive.

Sekuestrohen rreth 170 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu sekuestrohen dhe 46 kallëpe tritol, me peshë totale rreth 37 kilogramë.

Shpallen në kërkim 4 shtetas, pronarët e banesës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative se në Lagjen Bibaj, të fshatit Dom, të Njësisë Adinistrative Gjegjan, se në një banesë të pa banuar mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm në këtë banesë ku rezultoi se:

Në banesën e vëllezërve P. K, Gj. K, P. K, P. K., të cilët nuk banojnë më në këtë banesë e as në këtë fshat, gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 170 kilogramë lëndë narkotike në formën e boçes, e futur në 11 thasë dhe në një fuçi plastike, si dhe dy thasë të mbushur me 46 kallëpe tritol 800 gramë secili, me peshë totale rreth 37 kilogramë tritol.

Lënda narkotike dhe lënda eksplozive u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve të para, kanë bërë shpalljen në kërkim të katër vëllezërve, si pronarë të ligjshëm të banesës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të vërtetuar implikimin ose jo të pronarëve të banesës të shpallur tashmë në kërkim nga ana e Policisë.”, sqaron policia.

Kujtojmë se pak më herët, policia njoftoi për një tjetër operacion antidrogë, ku sërish ishin të përfshirë katër persona, të cilët janë arrestuar. Tre prej tyre ishin po nga Gjegjani i Pukës, ku ndodhi operacioni i mësipërm.

“Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gjegjan” ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë

Më datë 30.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , pas një pune policore të mirëorganizuar , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhës antidrogë të koduar “Gjegjan”

Si rezultat të tij , janë sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :

– Gj.D., 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë 
– Gj. P., 21 vjeç, banues në Kurbin 
– N., K., 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë 
– E. K., 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

Këta shtetas , janë kapur në rrugën e Kombit , në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit , me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim ‘ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.”, lajmëronte policia. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: operacionpoliciapuke
Pas

Mesazhi i Genc Pollos për kolegët e tij demokrat: Mos i bëni sulmet personale

Para

Trump shpërthen ndaj Koresë së Veriut: Epoka e durimit ka përfunduar

Para
Trump shpërthen ndaj Koresë së Veriut: Epoka e durimit ka përfunduar

Trump shpërthen ndaj Koresë së Veriut: Epoka e durimit ka përfunduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

FOTO/ Luis Enrique nderon vajzën e tij të ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.