Prokuroria ka reaguar lidhur me operzcionin e fundit në Shkodër në Dobraç dhe në Kiras ku u sekuestruan 6 makina të blinduara dhe u arrestuan disa persona pas ngjarjeve të rënda në qytetin verilindor ku kohët e fundit ka pasur disa të vrarë dhe dy persona janë zhdukur.
Prokuroria në deklaratën e saj thotës e hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve, ndërsa thekson se janë gjetur dhe sekuestruar prova material që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.
Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.
Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.
Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit.
Discussion about this post