04:01 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

09:27 | 02/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Operacioni i koduar “Next”, i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, ka çuar në prangosjen e tre shtetasve, mes tyre një çift bashkëshortësh, të dyshuar për shitje të kokainës dhe kanabisit në doza të vogla.

Të arrestuarit janë:

  • Z. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë;

  • J. Ç., 43 vjeçe, bashkëshortja e Z. Ç.;

  • O. Sh., 36 vjeç, gjithashtu banues në Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjatë operacionit në lagjen nr. 4 të qytetit, Policia ka ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin Z. Ç. dhe O. Sh. Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën doza të kokainës dhe një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës.

Kontrollet janë shtrirë edhe në banesat e të ndaluarve, ku janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera të dyshuara si prova materiale. Gjithashtu, në ambientet e një parukerie në pronësi të shtetases J. Ç., është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për tregtim.

Në total, Policia ka sekuestruar:

  • Dhjetëra doza kokainë dhe kanabis;

  • Dy automjete;

  • Tre aparate celularë;

  • Një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Operacioni “Next” vjen në kuadër të angazhimit të Policisë së Shtetit për të luftuar shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për të garantuar rendin e sigurinë në komunitet.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-02-at-9.25.37-AM-1.mp4
Pas

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Para

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Para
Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.