00:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni për sekuestrimin e kokainës në Durrës, reagon Drejtoria e Doganave

16:34 | 02/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni për sekuestrimin e kokainës në Durrës, reagon Drejtoria e Doganave

Drejtoria e Doganave ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës nga Policia e Shtetit.

Në reagimin e saj Drejtoria e Doganave thotë se operacioni është kryer nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, duke theksuar se ky është një fakt i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve.

“Administrata Doganore në vijimësi ka përfituar asistencë në rritje kapacitetesh dhe logjistikë nga partnerët ndërkombëtare dhe bashkëpunon dhe shkëmben rregullisht informacion me agjencitë partnere, por ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë çdo përpjekje abuzive për të krijuar mjegull e shpërndarë lajme të rreme mbi operacionin e suksesshëm të tre ditëve më parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përmes të cilit u sekuestruan 613.35 kg kokainë.

Administrata Doganore në vijimësi ka përfituar asistencë në rritje kapacitetesh dhe logjistikë nga partnerët ndërkombëtare dhe bashkëpunon dhe shkëmben rregullisht informacion me agjencitë partnere, por ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rrjedhojë e funksionimit të sistemeve, procedurave doganore dhe bashkëpunimit efektiv.

Ky fakt është për ne i rëndësishëm, sepse dëshmon gadishmërinë, aftësinë dhe vendosmërinë me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të  Shqipërisë dhe Policia e Shtetit, po bëjnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave falenderon të gjitha strukturat e përfshira në këtë operacion dhe e siguron opinionin publik për të gjithë vendosmërinë për të rritur në çdo hap cilësinë e aktivitetit te saj, në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe sipërmarrjes vendase dhe të huaj. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

Pas

SHBA, të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Miçiganit, raportohet për dy të plagosur

Para

Raporti ndërkombëtar/ Si u kthye Shqipëria në ‘republikën e drogës’, çfarë ndodhi me çmimin e kanabisit

Para
Raporti ndërkombëtar/ Si u kthye Shqipëria në ‘republikën e drogës’, çfarë ndodhi me çmimin e kanabisit

Raporti ndërkombëtar/ Si u kthye Shqipëria në ‘republikën e drogës’, çfarë ndodhi me çmimin e kanabisit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.