Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Pólicisë së shtetit për góditjen e një grupi të strukturuar kríminal ku janë arréstuar mbi 20 persona ndërsa aksioni për kapjen e personave të tjerë vijon, pólicia lokale në bashkëpunim me zyrën e hétimit në ambasadën e amerikanë në Tiranë.
Mësohet po ashtu se hétimi për funksionimin e këtij grupi ka nisur që në vitin 2018 ndërsa është finalizuar këtë të hënë. Mësohet se nga të ndaluarit deri më tani, 16 prej tyre me këkrkesë të SPAK ndërkohë që të tjerë, përkatësisht 8 shtetas kanë marrë masën e ‘detyrim paraqitje’ dhe 2 të tjerë po hétohen në gjendje të lirë.
Forcat e pólicisë e kanë zhvilluar operacion në Tiranë, nga ku burime bëjnë me dije personat në fjalë dërgonin njerëz në Kanada dhe SHBA me viza fálse. Të njëjtat burime pohojnë se operacioni është në vijim e sipër dhe priten edhe shoqërime të tjera. Faxweb.al mëson se operacioni është zhvilluar në Rinas dhe mes personave të arréstuar janë dy agjentë krímesh. Burime bëjnë me dije se agjentët e arréstuar janë punonjës të komísariatit Rinas, shtetasit me inicialet B.I dhe B.M
Korridoret përmes të cilit këta persona i kalonin emigrantët e palígjshëm janë Shqipëri-Gjermani-Republikën Domenikane dhe në vijim në Meksikë duke u futur në SHBA. Gjithashtu nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe një tjetër rrugë kalimi ishte nga Shqipëria në Francë-Londër-Republika Domenikane dhe SHBA.
(F.GJ/ FAXWEB.AL)