01:09 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vritet udhëheqësi i lartë i Al Kaidës përmes një operacioni sekret në Iran, bashkë me vajzën e tij

11:57 | 14/11/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vritet udhëheqësi i lartë i Al Kaidës përmes një operacioni sekret në Iran, bashkë me vajzën e tij

Lideri i dytë me rradhë në hierarkinë e Al-Kaidës, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Iran në muajin gusht, raportoi gazeta amerikane The New York Times.

Sipas gazetës, udhëheqësi i lartë i Al Kaidës, Abdullah Ahmed Abdullah, u qëllua nga dy burra me një motor në rrugët e Teheranit, më 7 gusht.

Masri është konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të udhëheqësit aktual të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Duke cituar zyrtarë të inteligjencës, New York Times, tha se agjentët izraelitë e kryen atentatin me urdhër të Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Iranit e kundërshtoi “fuqishëm” raportin dhe tha se nuk kishte “terroristë” të al Kaidës në tokën iraniane.

“Kohë pas kohe, Uashingtoni dhe Tel Avivi përpiqen ta lidhin Iranin me grupe të tilla duke gënjyer dhe nxjerrë informacione të rreme në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë për aktivitetet kriminale të këtij grupi dhe grupeve të tjera terroriste në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh vetëm disa orë pasi u botua raporti i New York Times.

Shtetet e Bashkuara kishin ndjekur lëvizjet e Masrit dhe operativëve të tjerë të Al-Kaidës në Iran për vite me radhë, por roli i Uashingtonit në vrasjen e liderit të Al Kaidës, mbetet i paqartë, raportoi The New York Times.

As Irani, Al-Kaeda, Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar kurrë publikisht vrasjen.

Masri u vra me vajzën e tij, e veja e djalit të ish-udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, Hamza bin Laden, raportoi gazeta.

Irani më shumicë shiite dhe Al-Kaida, një grup militant ekstremist sunit, janë armiq pasi mbështesin ideologji të kundërta.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Masri kishte qenë në paraburgim në Iran që nga viti 2003, por kishte jetuar i lirë që prej të paktën 2015-ës.

Disa ekspertë të terrorizmit kanë spekuluar se Irani ka mbajtur disa figura të Al-Kaidës si një mënyrë për të dekurajuar grupin nga kryerja e sulmeve në Iran ose për t’i përdorur për shkëmbimet e të burgosurve. Grupi mund të jetë gjithashtu një kartë e dobishme kundër Shteteve të Bashkuara, një armike e përbashkët e Iranit dhe Al Kaidës.

Zyrtarët iranianë kanë mohuar ofrimin e mbështetjes për Al-Kaidën.

Egjiptiani Masri, një nga udhëheqësit themelues të Al-Kaidës, ishte në listën e terroristëve më të kërkuar të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara.

Sulmet ndaj ambasadave të SHBA-së në Kenia dhe Tanzani më 1998 lanë 224 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5,000 të plagosur.

Pas

Mjeku ngre alarmin: Shumicës së shqiptarëve të infektuar po u jepet mjekimi i gabuar!

Para

“Mbyti foshnjen me duart e saj”, flasin fqinjët e 42-vjeçares nga Korça: E njohim si një vajzë të mirë!

Para
“Mbyti foshnjen me duart e saj”, flasin fqinjët e 42-vjeçares nga Korça: E njohim si një vajzë të mirë!

"Mbyti foshnjen me duart e saj", flasin fqinjët e 42-vjeçares nga Korça: E njohim si një vajzë të mirë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.