Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurimit në mungesë për të gjithë të arrestuarit e operacionit “Tempulli”. Togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë vetëm për 3 vajza nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa masat e tjera janë lënë të pandryshuara.
Megaoperacioni i Policisë së Shtetit goditi 23 grupe kriminale në mbarë vendin. Anëtarët e këtyre grupeve shpërndanin kokainë, marijuanë, ekstazi, pranë shkollave, në lokale dhe bare.
Gjithsej u arrestuan 233 persona, kryesisht spaçatorë. Ky operacion u zhvillua në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, për të ruajtur permietrin e shkollës dhë për të siguruar “Tempullin e dijes”.