Dalon përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për tu njohur me akuzat kanë dalë 29 prej tyre. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seanca. Sakaq gjykata ka lënë në burg të 29 personat e arrestuar.
Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona. Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.
Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë. Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.