05:57 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

15:39 | 06/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Shqiptari i kërkuar nga Antimafia e Barit zbulohet i fshehur në Belgjikë dhe arrestohet për llogari të Italisë.

Operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në mediat e vendit fqinj, pikërisht në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.

Shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “URA”, teksa iu është dorëzuar autoriteteve italiane ditën e sotme në aeroport.

Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të Antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge, ku tre ishin italiane dhe një shqiptare.

Arrestime u bënë edhe nga SPAK-u, në bashkëpunim me autoritetet italiane në Shqipëri, teksa u zbardhën detaje për aktivitetin kriminal të trafikimit të tonelatave me kokainë nga Amerika Latine, si Kili dhe Ekuadori, blerjen e tyre deri edhe me kriptomonedha, dërgimin e fitimeve me anë të autobusëve nga Italia në Shqipëri dhe investimin në biznese.

“Operacioni, i koordinuar nga DIA e Barit në sinergji me autoritetet shqiptare, është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në lëshimin e 52 urdhrave të paraburgimit paraprak të lëshuar nga GIP i Barit me kërkesë të Drejtorisë lokale të Antimafias së Qarkut (një hetim i kryer në fazën e hetimit paraprak i cili kërkon verifikim procedural të mëvonshëm në marrjen në pyetje me mbrojtjen)”, raporton media e vendit fqinj, kurse emri i të ndaluarit nuk u bë i ditur.

Në aksionin e kapjes së shqiptarit në Belgjikë bëhet me dije se morën pjesë edhe agjentë nga Luksemburgu.

Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.

Në Shqipëri u kryen të paktën 9 arrestime, për të cilët GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë me burg, teksa SPAK dhe Antimafia e Barit dolën në një konferencë për shtyp.

Organizata sipas përgjimeve dhe zbërthimit të platformës së koduar Sky ECC drejtohej në Shqipëri ku kishte bazën në Durrës nga ‘grupi i Troplinëve’, teksa kokat e tij akuzohen Adi Çoba, Elvis Doçi dhe të tjerë.

Në organizatën shqiptare akuzohen të përfshirë edhe dy oficerë policie, njëri prej të cilëve Altin Morina, i arrestuar më parë. SPAK zbërtheu komunikimet mes anëtarëve të grupit, përfshi edhe policët, në ndërmjetësimin, blerjen, transportimin, shitjen dhe zgjidhjen e problemeve të trafikimit.

Pas

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Para

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Para
Merz në SHBA për takim me Trump, ekspertët: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë!

"Jemi të varur nga SHBA"- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.