23:55 | 26/06/2025

Operacioni Xhaka drejt Milanit, Leverkusen ul pretendimet financiare

Afrimi i Granit Xhakës është një nga çështjet kryesore në shtëpinë e Milanit. Së fundmi, mediat zbulojnë se Leverkusen ka zbritur ndjeshëm nga pretendimet, çka do e bëjë më të lehtë këtë operacion.

Nga 15 milionë euro që kërkonte në fillim, klubi gjerman do ishte i kënaqur edhe me 8-10 milionë euro.

Ditët në vijim priten të jenë shumë të rëndësishme për përcaktimin e detajeve, me tratativat që janë futur në fazë vendimtare. Nëse Xhaka kalon te Milani, për të do ishte hera e parë që do luante në Serie A.

 

Para
 



Të Fundit