00:39 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “Plumbi i Artë”/ Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi

16:47 | 19/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “Plumbi i Artë”/ Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi

Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi. GJKKO dënoi Agron Qafan me 8 vite burg dhe Florenc Çekrezin me 3 vite e 4 muaj burg. Sipas një njoftimi zyrtar, Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Eglantina Mikani, Bib Ndreca dhe Olkeda Lice, me vendimin Nr. 46, datë 19.07.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të
strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 139, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a,
paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Agron Qafa me 12 (dymbëdhjetë) vjet
burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Agron Qafa ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim të thjeshtë, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Florenc Çekrezi me 5(pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Florenc Çekrezi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

Provat materiale të disponohen në përfundim të gjykimit të procedimit të lidhur që gjykohet pranë kësaj gjykate.

Pas

Gjykata Elbasan, jep mase arresti per 5 efektive policie per shperdorim detyre

Para

CENSI 2023 dhe arsimi/ Flet për Fax News, ekspertja e edukimit, Ana LLazo: Shifrat e nxënësve ngelës, alarmante

Para
CENSI 2023 dhe arsimi/ Flet për Fax News, ekspertja e edukimit, Ana LLazo: Shifrat e nxënësve ngelës, alarmante

CENSI 2023 dhe arsimi/ Flet për Fax News, ekspertja e edukimit, Ana LLazo: Shifrat e nxënësve ngelës, alarmante

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.