16:46 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opinioni i Venecias për Xhaçkën, Bardhi-socialistëve: Jeni e vetmja mazhorancë në 34 vite që hodhët në kosh 2 vendime të GJK

13:39 | 12/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opinioni i Venecias për Xhaçkën, Bardhi-socialistëve: Jeni e vetmja mazhorancë në 34 vite që hodhët në kosh 2 vendime të GJK

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me pajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Bardhi tha se mazhoranca u zotua se sapo të vinte opinioni i Venecias do ta zbatonin, por sipas tij, ata bënë të kundërtën.

Ai tha se shpikën një opinion që nuk ekziston duke u thënë shqiptarëve se Kuvendi është i pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.

“Ju jeni e vetmja mazhorancë që në 34 vite dy vendimet e GJK i keni hedhur në kosh. Çfarë shembulli u jepni ju qytetarëve që kanë një konflikt gjyqësor dhe e zgjidhni me vendim gjykate. U thoni po ju pëlqeu një vendim gjykate zbatojeni, po nuk ju pëlqeu, shpallni Republikën Xhaçka dhe mos e zbatoni vendimin e gjykatës. Ky është shembulli që ju transmetoni. Për turpin tuaj, u zotua publikisht se sa të vinte opinioni i Komisionit të Venecias do ta zbatonte. Por çfarë bëri, shpiku një opinion që nuk ekziston. U tha shqiptarëve se Kuvendi është i pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.  Nxorën lajme të rreme pa asnjë dokument dhe pa asnjë bazë dhe më pas e shpërndanë si një fake news në të gjitha mediat”, tha Bardhi.

 

 

Ndër të tjera ai kërkoi që çështja e Olta Xhaçkës të futet në rend dite dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të vendoset nëse është apo jo në kushte të papajtueshmërisë.

“Komisioni i Venecias u ka thënë atë që ju kemi thënë ne në këtë sallë, atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrini pavarësinë tuaj apo lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për vendimet e GJK. Nuk mund të konsiderohet si imponim i  një mënyre votimi, por përmbushje përgjegjësie. Prandaj, fusni menjëherë në rend dite. Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë GjK nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Çdo sjellje e kundërt ndaj saj është minim i shtetit të së drejtës”, tha Bardhi.

Etiketa: Gazment Bardhi
Pas

Udhëheqësit e G7, të gatshëm të mbështesin procesin e tranzicionit në Siri

Para

“Xhaçka”, Balla: Komisioni i Venecias na dha të drejtë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

Para
“Xhaçka”, Balla: Komisioni i Venecias na dha të drejtë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

“Xhaçka”, Balla: Komisioni i Venecias na dha të drejtë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.